Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm nëse plotëson këtë kusht Meghan Markle mund të kthehet në familjen mbretërore!

Meghan Markle ka një shans për t’u kthyer në familjen e madhe mbretërore por vetëm nëse plotëson një kusht të caktuar, sipas autorit mbretëror Tom Quinn. Çfarë duhet të bëjë Meghan Markle nëse dëshiron të kthehet në pallat? “Unë mendoj se është e mundur që Meghan të kthehet. Ajo sigurisht që duhet të jetojë në Angli dhe në mënyrë shumë të matur, të fillojë të bëjë atë që bën familja mbretërore. Përkundrazi, nuk mendoj se ajo mund të kthehet nëse dëshiron që Royals të kërkojë falje. As nëse pret që familja mbretërore të ndryshojë plotësisht. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë këtë”,-ka thënë autori sipas Express.

Deklarata vjen pas publikimit të kartolinës vjetore të Krishtlindjeve të Sussex-it. Në të, ata shkruan: “Ju urojmë pushime të lumtura. Faleminderit për gjithë mbështetjen në 2023!”. Kujtojmë se Markle dhe bashkëshorti i saj Princi Harry u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020. Ata tani jetojnë në Montecito, Kaliforni, me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Që nga largimi i tyre, Meghan dhe Harry kanë bërë akuza të ndryshme në lidhje me Monarkinë. Madje ata kanë dalë publikisht me pikëpamjet e tyre në intervista zbuluese, dokumentarë dhe kujtime.

Rikujtojmë, se Princi Harry, i mërzitur që u dëbua me forcë nga Frogmore Cottage, thuhet se e pyeti babanë e tij, Mbretin Charles, nëse donte të shihte sërish nipërit e tij, teksa i kthente çelësat e shtëpisë së dhuruar nga Mbretëresha Elizabeth. Incidenti është detajuar në librin “Endgame” të Omid Scobie. Dukës dhe Dukeshës iu kërkua të kthenin shtëpinë pasi ata nuk punojnë më dhe nuk banojnë më në Britani. Scobie pohoi se lëvizja ishte një “goditje” nga një baba i frustruar i lidhur me një sistem institucional intolerant.