Kiara dhe Luizi janë padiskutim një nga çiftet më në zë të momentit. Shumë të dashur për publikun, dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave. Teksa ata u njohën brenda shtëpisë së BBV, Kiara dhe Luizi kaluan shumë vështirësi dhe lidhja e tyre pati ulje-ngritje, teksa padiskutim që dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri arritën të ndikojnë edhe në lidhjen e tyre.
Por dashuria triumfon dhe i tillë ishte edhe rasti i dyshes, teksa ata u martuan në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, pranë redaksisë së TAR, ka mbërritur një video ekskluzive, ku shihen Kiara dhe mamaja e Luizit teksa bëjnë blerje në një dyqan.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/07/640-0-1683444042xkiara-tito-923.jpg)
Epo me siguri kjo video do të lumturojë shumë prej fansave të çiftit, pasi kjo vërteton edhe një tjetër herë, që Kiara dhe Luizi janë në më të mirën e tyre dhe shoqërohen me familjet e njëri-tjetrit.
View this post on Instagram
Kujtojmë, se në video të mëparshme të postuara në rrjetet e tyre sociale, Luizi është parë i shoqëruar nga vëllai i Kiarës, teksa ka bërë lojëra dhe zhytje në pishinë me vogëlushin.