Botë e Çuditshme

Vijon tradita barbare e vrasjes së delfinëve në Ishujt Faroe!

Më shumë se 1400 delfinë janë vrarë këtë javë në një nga masakrat më të mëdha të regjistruara në Ishujt Faroe, duke e shndërruar ujin e detit në ngjyrë të kuqe. Ky është numri më i madh i delfinëve të vrarë ndonjëherë nga gjuetia, e cila është një traditë shekullore, e njohur si “Grindadrap” në Ishujt Faroe. Një vit më parë u vranë vetëm 35 delfinë.

Varkat i drejtojnë delfinët e Atlantikut drejt një gjiri në bregun e ishullit Skálafjørður, ku gjuetarët organizohen për të vrarë gjallesat me thika e shtiza si pjesë e traditës së tyre. Thuajse çdo vit, aktivistët për të drejtat e kafshëve reagojnë ndaj praktikës barbare, por të tjerë vlerësojnë traditën e këtyre banorëve.