Celebrities Gossip Showbiz

Virale në rrjet, komediani Pete Davidson shtyn dhe shan fansin e tij!

Komediani i njohur Pete Davidson së fundmi është parë i tensionuar në fund të ndeshjes së mbrëmshme të NBA mes New York Knicks dhe Cleveland. Aktori është vënë re nga spektatorët dhe shumica e tyre kanë nxituar të bëjnë foto me të. Njëri prej tyre, megjithatë, këmbënguli më shumë dhe e nxori aktorin jashtë vetes, pasi i kishte vënë dorën në qafë, gjë që ai nuk e donte.

Videoja e Davidson-it duke shtyrë me zemërim dhe sharje një burrë, po bën xhiron e rrjetit me komentet në Twitter që kritikojnë ish-in e Kim Kardashian për sjelljen e tij. Megjithatë, një tjetër klip që është publikuar tregon qëndrimin e burrit ndaj Davidson. Fansi i tij i moshuar duket se e ka përqafuar prej shumë herësh aktorin.

Së fundmi Davidson ka folur për lidhjet e tij romantike gjatë një interviste në ‘podcastin Real Ones with Jon Bernthal’. 29-vjeçari foli për interesin e publikut për jetën e tij personale. Rikujtojmë se Pete ka qenë anëtar i kastit në emisionin “Saturday Night Live” të NBC për tetë sezone nga 2014 deri në 2022.

Aktori pati një romancë të shkurtër me yllin televiziv Kim Kardashian. Pete gjithashtu ka pasur lidhje me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski. Kohët e fundit ai është takuar edhe me Chase Sui Wonders.