Showbiz

Vajza e Ed Sheeran qan kur dëgjon babain duke kënduar!

Ed Sheeran para një performance për “Big Weekend” ka folur për vajzën e tij, Lyra. Ai e ka pranuar  hapur që vajza e tij 8-muajshe, sa herë i këndon këngët e tij, nis të qajë.

Kantautori dhe gruaja e tij Cherry, të cilët jetojnë në Suffolk, konfirmuan lindjen e fëmijës së tyre të parë në shtator.

Ai tha se Lyra “nuk ishte adhuruesja ime më e madhe”, dhe vetëm një nga këngët i pëlqen.

“Asaj i pëlqen shumë Shape Of You, por nuk i pëlqen asgjë me zë të lartë  ”, tha ai.

Autori i shumë hiteve botërore nuk e “fajëson” vajzën për mendimet e saj në lidhje me muzikën e tij, pasi Sheeran, pranoi se edhe ai vetë nuk i pëlqen disa nga këngët e veta.

Edhe pse nuk përmendi ndonjë specifike, ai tha se ka disa hite që ai i urren ti luajë drejtpërdrejt, por gjithsesi i vendos ato në listën e tij të muzikës sepse ato janë të pëlqyera nga turma.