Auto & Moto

Volkswagen ID. Buzz shpallet makina elektrike e vitit!

Volkswagen ID. Buzz është shpallur makina elektrike e vitit nga ‘Top Gear Electric Awards 2022’. Anëtarët e jurisë kanë lavdëruar dizajnin e ID. Buzz që është inspiruar nga Volkswagen T1. Karakteristikat dhe materialet e përdorura për prodhim, janë theksuar si ndër faktorët kryesor në përzgjedhje. Redaktorët e ‘Top Gear’ ishin të impresionuar me hapësirën brenda ID. Buzz, në veçanti me hapësirën në bagazh që është dy herë më i madh se çfarëdo makine SUV.

Ollie Marriage nga departamenti për testimin e veturave në ‘Top Gear’, tha se njerëzit që shtiren se bëjnë jetë aktive përdorin SUV, e ata që vërtetë bëjnë jetë aktiv përdorin Buzz. Buzz është modeli i parë plotësisht elektrik Volkswagen. Është prodhuar në platformën modulare elektrike (MEB). ID. Buzz nga themelet dhe pa kompromis është prodhuar si makinë elektrike. Pas prezantimit zyrtar është premtuar se do të vijë në treg me variantin me pesë ulëse dhe në variantin ID. Buzz Cargo.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Mercedes-Benz planifikon të përgjysmojë emetimet e dioksidit të karbonit për makinë pasagjerësh deri në fund të kësaj dekade duke elektrizuar flotën e saj, duke instaluar infrastrukturën e karikimit që përdor energjinë e gjelbër, duke përmirësuar teknologjinë e baterive dhe duke përdorur materiale të ricikluara dhe energji të rinovueshme në prodhim.