Auto & Moto

Volkswagen po planifikon ndërtimin e gjashtë fabrikave në Evropë?!

Volkswageni gjerman planifikon të sigurojë një furnizim të baterive dhe të zgjerojë infrastrukturën për karikimin e automjeteve elektrike në Evropë, si pjesë e përpjekjeve të intensifikuara për të kapërcyer “Tesla” dhe për ta bërë të ashtuquajturën lëvizshmëri elektronike më të lirë.

Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë, i cili është në mes të një kthese të fortë drejt makinave me bateri, njoftoi sot se planifikon të nisë 6 impiante të prodhimit të qelizave të karburantit në Evropë deri në vitin 2030, të cilat do të ndërtojë vetëm ose në bashkëpunim me disa partnerë. CEO i VW, Herbert Dis tha se:

Lëvizja elektronike është bërë një biznes kryesor për ne. Tani jemi duke integruar sistematikisht procese shtesë në zinxhirin e vlerës.

Impiantet e planifikuara do të kenë një kapacitet prodhimi prej 240 gigavat orë në vit, shtoi ai, duke theksuar se kompania dëshiron të sigurojë një pozicion afatgjatë në garën për baterinë më të mirë dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në epokën e lëvizshmërisë me emisione zero.

Grupi Volkswagen ka njoftuar gjithashtu partneritete me “British Petroleum” dhe kompanitë kryesore Evropiane “Enel” dhe “Iberdrola” për të zgjeruar rrjetin e saj të stacioneve të karikimit për automjetet elektrike. Mungesa e infrastrukturës ende shihet si një pengesë e madhe për pranimin masiv të makinave me bateri.

Së fundmi, marka PEUGEOT është krenare që po prezenton modelin e ri të PEUGEOT 308. Dizajni i PEUGEOT 308 të ri, natyrshëm i nivelit më të lartë, mban stemën e re të markës.