Celebrities Gossip Showbiz

Wow! Statuja prej dylli e Ariana Grande më shumë se reale

Muzeu Madame Tussauds njihet për statujat e dyllit të personazheve më të famshëm të huaj. Jo pak herë statujat kanë qenë zhgënjyese duke mos ju afruar fare realitetit ose me shumë gabime në punim.

Për Ariana Grande kjo ishte statuja e dytë, pasi e para nuk ishte ashtu siç pritej, shumë ndryshe nga portreti i saj. Ndërkohë që statuja e re është e punuar në detaje ku ngjason aq shumë me të sa nëse e sheh nga larg mund të mendosh se është Ariana e vërtetë.

Këngëtarja arriti të kryesonte në Billboard me publikimin e albumit të ri “Positions”, i cili pati një sukses shumë të madh në tetor të vitit të shkuar. Ajo arriti të kryesonte për shumë kohë në top-listat kryesore me këtë album duke e bërë një nga emrat më në zë, e cila për pak kohë arriti të ishte më e dëgjuara.