Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj zbulon bashkëpunimin muzikor me artistin e njohur shqiptar!

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha ka kaluar shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga ardhja në jetë e djalit të saj, duket se Xhensila ka vazhduar të punojë me projektet e saj muzikore dhe së fundmi ka treguar se do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me Brdhin, i cili duket se do të titullohet “Mashtues”. Me një video të postuar në Instagram Xhensila dhe Bardhi kanë zbulaur një pjesë nga kënga e tyre e re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Së fundmi Xhensila ka postuar disa foto teksa mban në krah djalin e saj të vogël, i cili tashmë ka mbushur 1 muaj jetë duke na dhuruar kështu edhe momente të bukura në një atmosferë të bukur festash. Sigurisht që në galerinë e publikuar, nuk ka munguar edhe vajza e saj, Ajka, e cila shihet teksa vallëzon së bashku me nënën dhe vëllain e saj.