Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila ti je? Këngëtarja duket si një ‘Barbie’ e vërtetë me look-un e ri!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre. Megjithatë, edhe pse jemi mësuar ta shohim këngëtaren bukuroshe gjithmonë me flokët e saj brunë, vetëm para pak minutash, ajo na surprizoi teksa ka treguar se tanimë flokët e saj janë bjondë me anë të një postimi ku shfaqet në breg të detit. Nuk dihet nëse ky është një ndryshim i përkohshëm për ndonjë projekt të radhës apo tanimë do të na duhet të mësohemi me këtë pamje të re të artistes.

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të veçantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Ndërkohë tanimë mësojmë edhe një tjetër emër që do t’i bashkohet këtij spektakli. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja e cila do të performojë së shpejti në “A Live Night”. Ajo e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Xhensila ka postuar dy video në të cilat shihet në ambientet e Top Albania Radios.