A Live Night Celebrities Music Showbiz

Xhensila Myrtezaj zbulon se do të jetë pjesë e “A Live Night”!

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artisti i kësaj jave i ”A Live Night” do të jetë Eugent Bushpepa.

Artisti do të na tregojë detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme. Rocker-i juaj i preferuar rikthehet në shtëpi, në një natë me adrenalinë dhe të pathënat e një karriere! Ndërkohë në këtë link mund të njiheni me disa nga hitet e tij të cilat ai do të performojë të shtunën.

Ndërkohë tanimë mësojmë edhe një tjetër emër që do t’i bashkohet këtij spektakli. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja e cila do të performojë së shpejti në “A Live Night”. Ajo e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Xhensila ka postuar dy video në të cilat shihet në ambientet e Top Albania Radios.