Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani paralajmëron bashkëpunimin me artistët ndërkombëtar!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Pas suksesit të kësaj vere me projektet e tij muzikore dhe koncertet e shumta prej disa ditësh Ylli po shijon pushimet. E duket se ka menduar edhe për sezonin e ri, pasi ditën e sotme ka zbuluar pak nga kënga e tij e re, e cila është një bashkëpunim me artistët e njohur ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon. Ylli ka zbuluar gjithashtu se kënga do të publikohet në tetor dhe do të titullohet “Spiti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.