Bota

Ylli hollivudian Robert De Niro humb një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë!

Ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez. Vajza e madhe e aktorit, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik në Instagram, duke thënë:

Engjëlli im i bukur, i ëmbël. Te kam dashur që në momentin që të ndjeva në bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Nuk e di se si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote. Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq, zemër. Pusho në paqe dhe në Parajsë të Përjetshme djali im i dashur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Drena (@drenadeniro)

Drena është vajza e adoptuar e De Niros nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott. Së fundmi u konfirmua se ylli hollivudian është bërë sërish baba, këtë herë në moshën 79-vjeçare. Megjithatë, lajmi i aktorit ka marrë shumë reagime të diskutueshme nga publiku, i cili mendon se ai mund të jetë shumë i vjetër për të rritur siç duhet një fëmijë.