Celebrities Film & Tv Showbiz

Ylli i filmit “Black Widow”, Scarlett Johansson, është shtatzënë?!

Aktorja e njohur, Scarlett Johansson është duke pritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Colin Jost. Sipas burimeve pranë çiftit thuhet se:

Scarlett së shpejti do bëhet me një fëmijë, ajo dhe Colin janë shumë të entuziazmuar.

Një tjetër person i afërt me ta shtoi:

Scarlett është shtatzënë por e ka mbajtur atë shumë të fshehtë. Ajo nuk ka dashur që të binte në sy.

Ylli i “Avengers”, ndezi thashethemet e shtatzënisë në muajin qershor pasi u largua nga disa evente të filmit “Black Widow”. Në vend të kësaj, ajo ka bërë lidhje direkte përmes “Zoom”, duke dalë virtualisht në emisionin “Tonight Show” për të biseduar me Jimmy Fallon më 21 Qershor dhe në mënyrë të dukshme vetëm duke xhiruar nga shpatullat e lart.

Kjo shtatzëni  do të jetë fëmija i dytë i Johansson. Ajo më parë ka sjellë në jetë vajzën e quajtur Rose, 6 vjeçe, me ish-bashkëshortin e saj, Romain Dauriac.

Scarlett dhe Colin u takuan në setin e xhirimit “SNL” në vitin 2006 por nuk nisën një marrëdhënie romantike deri në maj të 2017-ës, kur ata u panë duke u puthur në një festë, disa muaj pasi Johansson bëri kërkesën për divorc nga Dauriac. Dyshja e bëri publike lidhjen e tyre në dhjetor të viti 2017 para se të njoftonte fejesën e tyre në maj të 2019-ës.

Rikujtojmë se, Scarlett Johansson së fundmi ka folur dhe mbi personazhin e saj të famshëm “Black Widow” dhe objektivizimit që i është bërë këtij roli.