Celebrities Film & Tv Showbiz

Si ka ndryshuar personazhi i “Black Widow”, nga një objektivizim në atë që është sot…

Në më pak se një muaj, fansat më në fund do të jenë në gjendje të shohin filmin “Black Widow” që kaq shumë kanë qenë duke pritur. Ka kaluar mbi një dekadë që kur aktorja Scarlett Johansson filloi të luante rolin e Natasha Romanoff në filmin “Iron Man 2”, dhe ky film i ri do t’i japë personazhit një histori origjinale si dhe, një përfundim të përshtatshëm pas vdekjes së saj në “Avengers: Endgame”. Filmi zhvillohet pas “Captain America: Civil War” dhe ndjek udhëtimin e Natashas përsëri në Rusi për t’u përballur me të kaluarën e saj. Ajo premton gjithashtu që “t’ia kalojë stafetën” Yelenas, të luajtur nga aktorja Florence Pugh, motra e Natashës dhe agjentja tjetër Black Widow.

Gjatë një vizite në setin e “Black Widow” në shtator të vitit 2019, Johansson tha për revistën “Bustle” se ishte e lumtur që filmi i pavarur i personazhit që ajo luan më në fund mbërriti.

Ky film do të kishte qenë kaq i ndryshëm nëse do ta bënim dhjetë vjet më parë. Ishte një kohë më e mërzitshme, mendoj se të gjithë mund të biem dakord për këtë. Unë në të vërtetë jam shumë mirënjohëse që po ndodh tani, sepse ne në fakt mund të bëjmë një film që ka të bëjë me gjëra të vërteta. Unë mendoj se audienca gjithmonë e donte këtë, por tani, e kuptoi dhe studioja kinematografike. Më mirë vonë se kurrë!

Personazhi i Florence Pugh në veçanti ndryshoi shumë gjatë procesit të zhvillimit. Yelena ishte shkruar fillimisht si një antagoniste që punonte kundër Natashas, por Johansson mendoi se vënia e personazheve kundër njëri-tjetrit ishte jointeresante dhe e dalë mode, kështu që ajo punoi për të ndryshuar marrëdhëniet e tyre.

Thjesht nuk më dukej si ajo që doja të eksploroja dhe mendoj me të vërtetë atë që audienca dëshiron të shohë. Kështu që ndërsa po ndiqnim instiktin, marrëdhënia u zhvillua në atë që është sot, e cila bazohet në një përvojë të përbashkët dhe një njohje.

Florence nga ana tjetër e pëlqen atë që u bë Yelena, ndonjëherë e bezdisshme, por gjithmonë e gatshme për të luftuar, si dhe marrëdhënien që ndan me Natashan.

Unë mendoj se ajo që të thyen zemrën në lidhje me këtë film është se ka të bëjë me gra që janë abuzuar, qoftë nga një sistem, apo abuzim fizik, ato të gjitha kanë qenë, në një farë mënyre, të zëna në kurth. Unë mendoj se ky film është realizimi i jetës që iu mor atyre.

Dhe megjithëse “Black Widow” e Johansson është një personazh i vendosur prej kohësh, ajo gjithashtu ka ndryshuar. Aktorja pranon që ajo vetë është në një vend tjetër nga kur filloi të luante Natashan dhe ndërsa vitet kanë kaluar dhe ajo është bërë nënë, ajo ka zhvilluar një qëndrim më të evoluar, falës ndaj vetes. Të shikosh ndryshimin e karakterit të saj në të njëjtën mënyrë ka qenë fuqizuese.

Ju shikoni prapa në filmin “Iron Man 2” dhe ndërsa ishte me të vërtetë argëtuese, personazhi është kaq i objektivizuar seksualisht, me të vërtetë flitet sikur ajo është si një pronë ose thjesht një femër e bukur… Ndoshta në atë kohë kjo në të vërtetë ndihej si një kompliment, sepse mendimi im ishte ndryshe. Edhe vetë vlera ime personale u mat ndoshta me atë lloj komenti, siç ndihen shumë gra të reja, por kohët kanë ndryshuar. Ka qenë e pabesueshme të jesh pjesë e asaj zhvendosjeje dhe të jesh në gjendje të dalësh në anën tjetër dhe jo vetëm të jesh pjesë e asaj historie të vjetër, por në fakt të bësh progres.

Në “Iron Man 2” ditë, fuqia e Natashas është në “seksualitetin” e saj, sipas Johannson. Dhe kjo ndryshoi me kalimin e kohës. Forca e saj ishte në të vërtetë dobësia e saj.