Në një ishull vullkanik Trindade në Brazil janë zbuluar gurë me përmbajtje plastike. Kjo ka shkaktuar alarm të madh në komunitetin shkencor pasi ky është një vend i mbrojtur për shkak se është dhe shtëpia e shumë breshkave të detit. Plastika e shkrirë është futur në shkëmbinjtë e ishullit që ndodhet 1,140 kilometra larg shtetit të Espirito Santo. Sipas studiuesve kjo është një shenjë e efekteve në rritje të aktivitetit njerëzor në ciklet gjeologjike të tokës. Fernanda Avelar Santos, një gjeologe në Universitetin Federal të Paranës tha:
Kjo është diçka e re dhe e frikshme në të njëjtën kohë, sepse ndotja ka arritur në gjeologji.

Ajo dhe ekipi i saj kryen teste kimike për të përcaktuar llojin e plastikës që është futur në shkëmbinj gjatë viteve.
Kemi zbuluar se ndotja vjen kryesisht nga rrjetat e peshkimit, të cilat janë mbeturina shumë të zakonshme në plazhet e Tridantes. Rrjetat lahen nga rrymat e detit dhe grumbullohen në plazh. Kur temperatura rritet, kjo plastikë shkrihet dhe integrohet në materialin natyral të plazhit.

Ishulli Tridante është një nga vendet e rëndësishme për mbrojtjen e breshkës së gjelbër të detit ose Chelonia mydas. Këto breshka hedhin vezët e tyre në ishull pasi është një nga vendet më të sigurta.