Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen të ftuarit specialë të mbëmjes së sotme në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar edhe të ftuarit e mbrëmjes së sotme. Në pjesën e parë në një debat do të jenë të ftuar Big Mama, Mandi Nishtulla, Sardi Strugaj dhe Agim Doci. I ftuari special për këtë javë do të jetë Blendi Fevziu për një intervistë me vëllezërit Veshaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

E ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” ka qenë Valbona Selimllari. Ajo foli rreth eksperiencës së saj në jurinë e “Dancing With The Stars” dhe shumë histori nga karriera e saj ndër vite. Një ndër to ka qenë edhe fakti që është shpallur Miss Shqipëria në 1992. Për këtë çmim mjaft prestigjoz, Valbona zbuloi disa detaje më tepër…