Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet emri i djalit të Rihannës dhe ASAP Rocky, ja me cilin personazh të njohur lidhet emri i tij!

Rihanna dhe A$AP Rocky thuhet se e kanë quajtur djalin e tyre RZA Athelston Mayers, sipas Daily Mail. Djali i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të klanit Wu-Tang. Rihanna duket se ka lënë të kuptohet për emrin e djalit të saj pas lindjes së tij më 13 maj të vitit të kaluar, pasi ajo ka veshur shumë herë veshjet e Klanit Wu-Tang që nga lindja.

Fansat kohët e fundit kishin spekuluar se djali i vogël mund të ishte quajtur Noah, por kishte pak të dhëna për emrin e tij të vërtetë. RZA-së iu dha emri i dytë i babait të tij, Athelston. Rihanna dhe Rocky janë në pritje të një fëmije tjetër, të cilën ajo e bëri publike kur shfaqi barkun e rrumbullakosur gjatë performancës së saj në Super Bowl më 12 shkurt në Glendale të Arizonas.

Krijuesja e Fenty Beauty, 35 vjeçe, lindi djalin e saj më 13 maj 2022, katër muaj pasi Page Six publikoi lajmin e shtatzënisë. Rihanna dhe ASAP Rocky kanë qenë miq dhe bashkëpunëtorë për më shumë se një dekadë, madje kanë marrë pjesë së bashku në tapetin e kuq vitet e fundit, por vetëm nga fundi i vitit 2020 ata u bënë zyrtarisht çift.