Film & Tv

Zbulohet kush do të prezantojë çmimet Oscar 2024!

Fituesi i çmimit Emmy, Jimmy Kimmel do të prezantojë për herë të katërt ndarjen e çmimeve Oscar, e cila do të zhvillohet më 10 mars në Teatrin e famshëm Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC. Protagonistja e serialit e nominuar për Emmy, Molly McNearney do të kthehet gjithashtu si producente ekzekutive për të dytin vit radhazi.

“Gjithmonë kam ëndërruar të prisja Oscars saktësisht katër herë”,-tha Kimmel në një deklaratë, ndërsa Molly McNearney shtoi se është e nderuar të jetë pjesë e ekipit të Oscars këtë vit.

Kimmel është mes Whoopi Goldberg dhe Jack Lemmon, të cilët gjithashtu i kanë dhënë çmimet katër herë. Të vetmit njerëz që e kanë luajtur këtë rol unik më shumë herë janë Johnny Carson pesë herë, Billy Crystal nëntë herë dhe Bob Hope njëmbëdhjetë. Ndërkaq, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se duke filluar nga viti 2024, produksionet që aspirojnë për një nominim për filmin më të mirë do të duhet të qëndrojnë në kinema për më shumë se një javë.

Vendimi nënvizon ndryshimin midis prodhimeve të destinuara për ekranin e madh dhe atyre të krijuara për transmetim. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm, ndërsa sezoni aktual i Oscar nuk do të preket. Për herën e ardhshme, pas javës fillestare, do të duhet të shtohet një tjetër, në dhjetë nga 50 tregjet kryesore amerikane jo më vonë se 45 ditë nga data e debutimit në 2024.