Showbiz

Zbulohet sozia e Dua Lipa-s, ngjashmëria është e frikshme

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është një ndër emrat më të komentuar të momentit jo vetëm si një artiste që po bën namin në tregun ndërkombëtar por edhe për paraqitjen dhe stilin e saj.

Ditën e kaluar media të ndryshme por edhe fansa të zjarrtë të saj kanë zbuluar sozinë e Duas dhe duhet theksuar se ngjashmëria është e frikshme.

Brittany Xavier është një modele amerikane e cila në ditët e fundit është krahasuar pafundësisht me Dua Lipa-n. Vajzat kanë thuajse të njejtat tipare, të njejtin stil flokësh dhe vishen thuajse njëlloj.

Mijëra komente kanë vërshuar në Instagram-in e modeles ku e krahasojnë me këngëtaren e famshme, megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka reaguar rreth kësaj çështje.