Celebrities Fashion Showbiz

Zbuloni 20 yjet ku shprehja “Si e ëma ashtu edhe e bija” merr kuptim!

Shpesh herë ne e kemi dëgjuar shprehjen “Si e ëma ashtu edhe e bija” por a jeni kuriozë që të zbuloni 20 yjet që përkasin jo vetëm botës së muzikës por edhe modës ose kinematografisë dhe që i ngjajnë mamave tyre. Pavarësisht profesioneve dhe karrierës në një moshë të caktuar bukuroshet kanë arritur që të marrin hijen e mamasë.

1. Cindy Crawford dhe Kaia Gerber

Nëse do të shikonim ngjashmërinë mes Cindy Crawford dhe bijës së saj, modeles Kaia Gerber do të mbeteni pa fjalë, pasi është shumë e habitshme që në një moshë të njëjtë ngjashmëria të jetë jashtëzakonisht kaq e madhe.

2. Heather Locklear dhe Ava Sambora

Në moshën 20-vjeçare, Heather Locklear sapo kishte marrë rolin e saj të parë si Sammy Jo Dean Carrington në serialin e njohur ‘Dinasty’. Nga martesa me Richie Sambora ajo ka edhe vjazën Ava Sambora, e cila po ndjek hapat e nënës së saj dhe bëri debutimin e saj në aktrim në filmin e Judd Apatow. ‘This Is 40’.

3. Robin Wright dhe Dylan Frances Penn

Kur Robin Wright ishte 27 vjeçe, ajo ishte një emër shumë i njohur në Hollywood dhe një nga rolet e saj më ikonik ishte ai i Jenny Curran në ‘Forrest Gump’. Vajza e Robin me Sean Penn, Dylan Frances Penn, është një modele dhe aktore gjithashtu. Ju mund ta njihni atë si gruan misterioze nga videoklipi “Chains” i Nick Jonas.

4. Diana Ross dhe Tracee Ellis Ross

Në moshën 40-vjeçare, Diana Ross ishte në rrugën e duhur me karrierën e saj në fushën e muzikës. Në mënyrë të ngjashme edhe Tracee Ellis Ross gjithashtu i përket botës së artit por si një aktore dhe komediane.

5. Maddona dhe Lourdes Leon

Që në moshën 22-vjeçare, Madonna ishte këngëtarja që arriti të fitonte një famë botërore të padiskutueshme. Vajza e mbretëreshës së Pop-it, Lourdes Leon është e njohur nga pjesa më e madhe e personazheve të Hollywood-it gjatë gjithë jetës së saj dhe tani po shfaqet si një modele duke shënuar edhe hapat e saj drejt suksesit në sfilata të ndryshme të markave të njohura.

6. Vanessa Paradis dhe Lily-Rose Depp

Vanessa Paradis ishte e njohur si një muzikante, aktore dhe modele franceze që në moshën 19-vjeçare. Lily-Rose Depp është vajza e Vanessa-s me Johnny Depp, gjithashtu pati një fillim të ri në moshën 15-vjeçare në filmin ‘Tusk’. Tashmë, 20-vjeçarja është një modele shumë e njohur.

7. Kim Basinger dhe Irlanda Baldwin

Pasi gjeti suksesin si një modele, në moshën 23 vjeçare Kim Basinger filloi të ndiqte edhe karrierën në fushën e aktrimit ku ka luajtur në ‘L.A. Confidential’ dhe ‘Batman’. Vajza e saj, Irlanda Baldwin, me ish-bashkëshortin Alec Baldwin është një model shumë e kërkuar.

8. Kennya Baldwin dhe Hailey Bieber

Në moshën 22-vjeçare, Kennya Baldwin ishte ende dy vjet larg martesës me burrin e saj, Stephen Baldwin. Sot, 22-vjeçarja Hailey Bieber është një nga imazhet më të famshme në botën e modelimit për shkak të karrierës së saj dhe martesës me këngëtarin e njohur Justin Bieber.

9. Kris Jenner dhe Kim Kardashian

Pavarësisht se në moshën 35-vjeçare, Kris Jenner kishte katër fëmijë në shtëpi. Në të njëjtën moshë, Kim Kardashian vajzqa e saj kishte vetëm dy, por që ngjashmëria që ato kanë së bashku ka qenë shumë e madhe.

10. Kim Kardashian dhe North West

Pavarësisht se ylli i njohur i ‘KUWTK’ Kim Kardashian në moshën 5 vjeçare i përkiste një prej familjeve më të pasura edhe vajza e saj, e cila po në këtë moshë ka pasur një ngjashmëri shumë të madhe me mamanë e saj North West ka arritur që deri tani të jetë pjesë e faqeve të ‘Vogue’.

11. Carrier Fisher dhe Billie Lourd

Në moshën 26-vjeçare, Carrie Fisher kishte luajtur tashmë në dy filma si tek ‘Star Wars’ ashtu edhe tek  ‘Princess Leia’. Sa për Billie Lourd, vajza e Carrie me Bryan Lourd edhe ajo ka luajtur në serialin televiziv ‘Scream Queens’ dhe është shfaqur në disa pjesë të ‘Star Wars’ si Toger Connix.

12. Lisa Bonet dhe Zoë Kravitz

Roli i Lisa Bonet si Denise Huxtable në show-n televiziv “The Cosby Show” e bëri atë mjaft të njohur për publikun dhe marrëdhënia e saj me këngëtarin e njohur Lenny Kravitz, i shtoi Lisa-s edhe më shumë vëmendje. Vajza e saj Zoë Kravitz, punoi shumë për t’u parë si një aktore dhe së fundmi duke luajtur në serialin hit “Big Little Lies” arriti që të jetë edhe në qendër të vëmendjes.

13. Melanie Griffith dhe Dakota Johnson

Melanie Griffith mesa duket ka qenë edhe një frymëzim për vajzën e saj Dakota Johnson pasi e gjitha kjo lidhet edhe me profesionin që ato të dyja nënë e bijë kanë, bëhet fjalë për aktrimin. Dakota u bë një emër i njohur për botën e aktrimit për rolin e saj si Anastasia Steele në “Fifty Shades of Grey”.

14. Demi Moore dhe Rumer Willis

Në moshën 27-vjeçare, Demi Moore kishte pasur tashmë disa role në kinema, duke përfshirë atë të Debbie në ‘About Last Night…’ dhe Jules në ‘St. Elmo’s Fire’. Rumer Willis, vajza e saj më e madhe me Bruce Willis, ka ndjekur hapat e të dy prindërve në aktrim.

15. Phylicia Rashad dhe Condola Rashad

Në mesin e të 30-ave, Phylicia mori rolin e Clair Huxtable në ‘The Cosby Show’ dhe jeta e saj ndryshoi përgjithmonë që nga ai moment. Vajza e saj me Ahmad Rashād është gjithashtu një aktore, por ajo është më e njohur për punën e saj kryesisht në teatër nga ku ka fituar edhe çmime të ndryshme.

16. Kathy Hilton dhe Paris Hilton

Në moshën 26-vjeçare, Kathy ishte e martuar dhe nënë e dy vajzave, Paris dhe Nicky. Ja një vështrim se si dukej Paris në të njëjtën moshë, kur ajo ishte ende shumë e re.

17. Yolanda Foster dhe Gigi dhe Bella Hadid

Yolanda Foster ishte një nga modelet më të kërkuara gjatë viteve ’80 dhe si për çudi ose ndoshta edhe koincidencë tani vajzat e saj Gigi dhe Bella janë disa nga emrat më të mëdhenj dhe më të kërkuara në fushën e modelingut nga shumë marka të njohura.

18. Goldie Hawn dhe Kate Hudson

Në kohën kur Goldie Hawn dhe Kate Hudson ishin të dyja 37 vjeç, ato kanë arritur që të kenë karriera të ngjashme me njëra-tjetrën. Të dyja bukuroshet janë shumë të njohura për rolet e tyre.

19. Meryl Streep dhe Mamie, Grace, Louisa Gummer

Në moshën 30-vjeçare, Meryl Streep nuk ishte ajo që ne njohim sot. Bukuroshja sapo kishte bërë debutimin e saj në ekranin e madh dy vite më parë. Vajzat e saj Mamie dhe Grace janë gjithashtu aktore, ndërsa Louisa ndryshe nga motrat e saj po ndjek një karrierë tjetër pasi i përeket modelimit.

20. Jada Pinkett Smith dhe Willow Smith

Në moshën 19-vjeçare, Jada Pinkett Smith ishte një aktore e re, e cila paguante detyrimet e saj me filmat televizivë dhe përfundimisht mori një rol në një shfaqje shumë të njohur ‘A Different World’. Sa i përket Willow Smith, vajza e Jada dhe Will Smith, tashmë ka një karrierë të suksesshme muzikore, është një figurë e pamohueshme në fushën e modës.