Celebrities Gossip Showbiz

Zbuloni kë ftoi Atdheu te festa e ditëlindjes!

“Për’puthen” ka përfunduar, por personazhet e këtij programi vazhdojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes. Një nga ta është Atdheu, i cili arriti të dalë çift nga emisioni me Sarën, e madje ka dyshime se ata do të bëhen prindër.

Ndërkohë, disa orë sa orë më parë, Atdheu ka publikur foto e video në rrjete sociale nga ditëlindja e tij, dhe duket se të shumtë ishin personazhet e programit, të cilët ishin ftuar, përfshirë edhe Ana Lleshin. Kujtojmë se dyshja ka bërë herë pas here takime, e madje pak kohë më parë ka patur dyshime se ata po bashkëjetonin.

Një tjetër, e ftuar ishte Shqipe Hysenaj, e cila pas daljes nga emisioni duket se i ka shuar debatet me të gjithë, dhe mbetet një mike e mirë me ta. Kujtojmë, që së fundmi, Shqipja ka patur postime në rrjete sociale edhe me opinionistin e programit, Arjan Konomi.

Në festën e ditëlindjes së Atdheut nuk mungonin as personazhe të tjera të njohur për publikun shqiptar, si dhe disa ish-konnkurrentë. Ndër to, ishin Olti Curri, Jasmin Kadriu dhe Antonela Koçi.