Celebrities Live From Tirana

Zbuloni se cilët janë artistët që kanë kryesuar listën në “Social Top 5” e kësaj jave!

Ngjarjet e ndodhura së fundmi kanë arritur që gjithmonë e më shumë të vendosin në fokus personazhet e njohur. Nuk bëhet fjalë vetëm për artistët shqiptarë por edhe për artistët e huaj të cilët dita-ditës vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale . Epo kjo gjë nuk ka si të shpëtojë sepse është pikërisht një nga rubrikat e preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5” që ka nën vëzhgim të gjithë të famshmit.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5- Balerini i njohur dhe njëkohësisht banor i “BBV”, Ilir Shaqiri ka shtuar 2 mijë e 300 ndjekës këtë javë.

4- Një nga banorët e “Big Brother VIP” Donald Veshaj, këtë javë ka shtuar 2 mijë ndjekës.

3- Vendin e tretë e zë këngëtari i njohur Ylli Limani, i cili ka shtuar gjithashtu 2 mijë ndjekës.

2- Në vend të dytë qëndron Einxhel Shkira, e cila ka shtuar 7 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

1- Vendin e parë e zë aktori Romeo Veshaj. Ai ka shtuar plot 20 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5- Në vend të pestë në këtë Top 5 qëndron artistja shumë e dashur Jennifer Lopez, e cila ka shtuar 1 milion ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë bukuroshja Rita Ora, e cila ka shtuar  gjithashtu 1 milion ndjekës.

3- Në vend të tretë qëndron këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ajo ka shtuar plot 2 milion ndjekës.

2- Biznesmenia e njohur, Kim Kardashian është në vendin e dytë me 2 milion ndjekës të shtuar.

1- Në vend të parë është një nga ikonat që edhe është cilësuar si femrat më e fuqishme në botë, Rihanna, e cila ka shtuar 4 milion ndjekës.