Celebrities Gossip Showbiz

Zemra mal! Dafina Zeqiri zbulon se si u shpenzuan paratë e fituara nga albumi “Dafinë moj” dhe nuk mund të na emociononte më shumë se kaq!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E teksa po lançon me videoklip të gjithë këngët që solli si audio, duket se Dafi nuk paska të ndalur me surprizat. Por këtë herë surpriza nuk ka të bëjë me ndonjë këngë të re, por me një gjest shumë human nga ana e bukuroshes në këtë prag festash. Me anë të një Instastory, Dafi zbuloi se paratë fituara nga albumi “Dafinë moj” janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit.

Burime për Prive para disa ditësh zbuluan se bukuroshja do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Ende nuk ishte vërtetuar asgjë nga dy artistët, deri pak ditë më parë, ku artistët e vërtetuan me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram.

Teksa kanë shpërndarë një foto ku duken së bashku të veshur me shumë stil , një foto e bërë gjatë xhirimeve të klipit të tyre, dyshja nuk ka zgjedhur të na zbulojë pak më shumë duke na lënë në pritje me padurim.