Health & Beauty Love & Sex

Zemrat e të dashuruarve me rrahje të sinkronizuara/Shkenca e pranon!

Dashuria afron zemrat e jo në kuptimin figurativ, por të vërtetë të fjalës. E thotë shkenca: zemrat e atyre që dashurohen e jetojnë bashkë, rrahin në unison.

Një studim amerikan i Universitetit të Illinoisit shpjegon se frekuenca kardiake ka prirjen që të përshtatet me të partnerit apo partneres. Rezultatet e punës kërkimore të bashkërenduar nga Brian Oglosky, janë publikuar në “Journal of Social and Personal Relationships”.

Sinkronizimi i rrahjeve të zemrës është më i zakontë te çiftet që janë bashkë prej kohësh. Pjesë e studimit u bënë partnerë të moshave mbi 65-vjeç, që kanë mbi shpatulla, marrëdhënie të gjata.

U matën frekuenca kardiake e distanca fizike mes çifteve në momente të ndryshme të ditës, për një periudhë dy-javore dhe sensorët treguan një marrëdhënie të dukshme mes afërsisë të të dyve e rrahjeve të zemrës, që “vetëdhurohen” mbi ritmin e tjetrit.  Muskuli kardiak, përshtatet me të tjetrit. Nuk është e qartë kush “dominon” brenda çiftit në këtë marrëdhënie të veçantë. Në disa raste përshtatet ai dhe në të tjera, ajo.

Ekspertët amerikanë përshkruajnë një lloj vallëzimi, duke theksuar se “është mëse i dukshëm sinkronizimi i lidhur me raportin mes të dyve”.

Zemra ndjek e thuajse e mat, mirëqenien e çiftit.

Në anën tjetër, janë të shumta studimet që vendosin në marrëdhënie shëndetin fizik me raportin e mirë me partnerin apo partneren. Zemra e përjeton cilësinë e jetës së një çifti dhe lidhja mes dy njerëzve që bashkëjetojnë, kushtëzon funksionimin e saj e mbi të gjitha, ritmin e rrahjes.