Bota Botë e Çuditshme

“Zemrat tona janë thyer”, ngordh shimpanzeja më e vjetër në botë!

Cobby, shimpanzeja më e vjetër mashkull në një kopsht zoologjik të akredituar të Amerikës së Veriut, ka ngordhur në kopshtin zoologjik të San Franciskos. Ai ishte 63-vjeç. Shimpanzeja u edukua për të performuar para se të sillej në këtë kopësht në vitet 1960.

Megjithëse kopshti zoologjik tha në një njoftim për shtyp se shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar, kafsha kishte qenë e sëmurë dhe zyrtarët besojnë se pleqëria ishte një faktor. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës rendit shimpanzetë si të rrezikuara. Për shkak të gjuetisë, humbjes së habitatit dhe sëmundjes, ata konsiderohen ndër më të rrezikuarit në Afrikë.

Jetëgjatësia mesatare e 100,000 deri 200,000 shimpanzeve në natyrë është 33 vjet. Në vitin 2015, një prodhues filmash australian duke bërë një dokumentar në lidhje me Cobby e përshkroi atë për “The Guardian”:

Ishte një set që Cobby do të futej dhe ai do të luante të gjitha pjesët, duke përfshirë gruan e tij, Cobina, dhe gjithashtu ndërgjegjen e tij, e cila ishte veshur si një engjëll.

“Calvin Productions”, e cila bëri shfaqjen në Kansas City, ndaloi xhirimet në 1964. Cobby u dhurua në kopshtin zoologjik të San Francisco. Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se Cobby ishte integral në bashkimin e popullsisë së tij të shimpanzeve, duke vepruar si plaku i trupës.

Tanya M Peterson, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Zoologjike të San Francisko-s tha se:

Cobby ishte pjesë e San Francisco-s. Ai preku kaq shumë zemrat e njerëzve të cilët kanë kaq shumë kujtime për të. Ai është i pazëvendësueshëm dhe zemrat tona janë thyer. Të gjithëve do të na marrë malli për të parë mjekrën e tij të hijshme të hirtë që na mbikëqyrte nga platforma e sipërme e oborrit.