Celebrities Gossip Showbiz

Zgjidhet lideri në shtëpi, ja cilin votuan banorët!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një zarf i bardhë hyri në shtëpi, ku i lexuar nga Juli njoftonte se banorët duhet të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë. Me shumicë votash banorja që u zgjodh lider ishte Erjola.

Punët e shtëpisë vazhdojnë të jenë një problem në shtëpi dhe debatet për këtë vazhdojnë. Ditën e sotme Roza ka debatuar me Eglën, pasi e ka akuzuar se nuk ka bërë asnjë herë punë në shtëpi.