Showbiz

Zoe Saldana flet për herë të parë mbi racizmin në Hollywood

Aktorja e famshme Zoe Saldana ka qenë pjesë e industrisë filmike Hollywood që në moshë të hershme e megjithatë nuk ka aq popullaritet sa disa personazhe të tjerë.

Për herë të parë aktorja ka guxuar të flasë mbi racizmin që është rrënjosur thellë më Shtetet e Bashkuara dhe fatkeqësisht edhe në Hollywood ku njerëzit me ngjyrë apo ata që i përkasin një tjetër kombësie, edhe pse të talentuar, e kanë shumë të vështirë t’i krijojnë hapësira vetes.

Zoe në një intervistë për “Porter Edit” është shprehur se gjatë karrierës së saj i janë refuzuar dhjetra role kryesore si edhe shfaqje në revistat më prestigjoze.

39-vjeçarja theksoi se nëse nuk ke rrënjë amerikane, gjithçka bëhet dyfish më e vështirë për një individ. Ajo është paragjykuar dhe ofenduar shpeshherë për origjinën e saj gjysmë Domenikane dhe Porto Rikane.

Fenomene të tilla që ekzistojnë edhe në një vend kaq të zhvilluar sa SHBA-ja, janë të vështira për t’u përtypur sidomos për një femër të fortë dhe të talentuar sa Zoe Saldana. Kujtojmë se vitin e kaluar dhjetra aktorë të famshëm me ngjyrë bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” për shkak të racizmit.