Celebrities Gossip Showbiz

Rrëfimi i papritur dhe prekës i Zoe Saldana! “Burrat janë lule delikate…”

Aktorja amerikane Zoe Saldana ka folur hapur për sfidat e rritjes së tre djemve të saj, duke pranuar se prindërimi është edhe më i vështirë në një shoqëri që shpesh nuk kupton ndjeshmërinë emocionale të meshkujve.

Ylli i Hollywood-it, nënë e binjakëve 11-vjeçarë Cya dhe Bowie, si edhe e Zenit 9-vjeçar, tregoi në një intervistë se përpiqet çdo ditë t’i mbrojë fëmijët nga ndikimet negative të botës së jashtme, pa humbur butësinë dhe ndjeshmërinë e tyre.

Ka shumë zhurmë përreth nesh dhe ajo zhurmë është e fortë e bindëse. Është e vështirë t’i mbrosh nga kjo dhe njëkohësisht t’i ndihmosh të mbajnë zemrat e tyre të buta dhe mendjet elastike

-u shpreh ajo.

Aktorja, me prejardhje dominikane dhe portorikane, ndërsa bashkëshorti i saj Marco Perego është italian, tha se ndihet krenare për trashëgiminë kulturore të familjes së saj.

Megjithatë, dëshira më e madhe e saj mbetet që djemtë të rriten si njerëz të mirë, të edukuar dhe të ekuilibruar.

Burrat janë lule delikate. Mund të jenë shumë të fortë, por edhe tepër të ndjeshëm. Misioni im është ta ruaj këtë tek ata

-shtoi ajo.

Ndërkohë, Zoe Saldana është përfshirë së fundmi në listën Time 100 të njerëzve më me ndikim për vitin 2026.

Regjisori James Cameron, me të cilin ajo ka bashkëpunuar më herët, e cilësoi si një “fenomen”, duke vlerësuar karakterin, besnikërinë dhe rolin e saj si nënë, bashkëshorte dhe mike.

Sipas tij, Zoe ecën me hir dhe bukuri në jetë dhe punë, duke frymëzuar të gjithë ata që e njohin.