Nicole Kidman ka zbuluar detaje interesante rreth punës së saj në serialin e suksesshëm Lioness, ku luan përkrah Zoe Saldana në një histori të bazuar në operacione sekrete të inteligjencës amerikane.
Aktorja fituese e çmimeve tha se e ka marrë shumë seriozisht çdo detaj të skenarit, duke punësuar madje edhe njerëz për të verifikuar termat teknikë dhe zhargonin e përdorur në serial.
Sipas saj, qëllimi ishte që çdo fjalë të tingëllonte sa më reale dhe e natyrshme në gojën e personazheve.
Duhet ta kuptosh plotësisht atë që thua. Është sikur po shkruajmë një tezë për CIA-n
-u shpreh Kidman, duke theksuar se përgatitja ishte tepër intensive.
Në sezonin e ri, ajo rikthehet në rolin e Kaitlyn Meade, një zyrtare e lartë e CIA-s që punon së bashku me personazhin e luajtur nga Zoe Saldana në operacione me rrezik të lartë.
Kidman shtoi se shpesh ajo dhe kolegët e saj, përfshirë edhe emra si Michael Kelly dhe Morgan Freeman, i analizojnë së bashku replikat për të siguruar saktësi maksimale në interpretim.
Seriali vazhdon të tërheqë vëmendje për realizmin dhe intensitetin e tij, ndërsa aktorja thekson se pikërisht kjo saktësi e bën projektin “tepër emocionues, por edhe sfidues”.