Në Kinë, vala epidemike nga koronavirusi është në zbritje. Në vendin ku rreth muaj më parë shpërtheu COVID-19/a, numri i të shëruarve u rrit me 70%. Në territorin kinez rezultojnë 80 mijë e 651 të infektuar, ndërsa raportohen 55 mijë e 404 të shëruar. E ndërsa situata po shënon përmirësim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të dhënat ekonomike. Të paktën 7.9 miliardë dollarë është defiçiti tregtar që i rëndon Kinës.