Në një moment të ndjerë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Valbona u shfaq e përlotur, duke ndarë shqetësimet e saj lidhur me paragjykimet dhe kritikat që ka përjetuar nga banorët e tjerë.
Ajo shprehu ndjenjën e keqkuptimit dhe presionin e vazhdueshëm emocional që po kalonte duke u mbështetur në krahët e Aldos.
Vetëm më paragjykojnë, më gjykojnë pa asnjë arsye
– tha Valbona, ndërsa shpjegonte se ndjehej si objekt i kritikave të vazhdueshme.
Ajo shtoi se askush nuk e pyet se si ndjehet, por vetëm e etiketojnë dhe e kritikojnë:
Vetëm ‘Bona kjo’, ‘Bona ajo’. Më kritikojnë për gjithçka… as për të ngrënë apo për të pirë nuk kam të drejtë
– tha ajo me zë të dridhur.
Aldo ka qëndruar pranë saj dhe përpiqej ta mbështeste, duke ofruar ngushëllime për ta qetësuar në këtë situatë të vështirë.