Kreu i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për tepsinë dhe platformën e bashkëqeverisjes. Vasili thotë se qeverisja dhe mendimi i kryeministrit ka shterpuar në fjalë, është tkurrur dhe i bërë i vockël sa një portal dhe fjalori i tij është bërë bajat si tepsia. Më herët në një dëgjesë publike Rama u shpreh se tepsinë do ta çojnë për skrap, e se në administratën shtetërore nuk ka vend për njerëzit e korruptuar.