Showbiz

Vazhdojnë dramat e Kardashians, e akuzuara tashmë është Khloe

Në një episod të “Keeping up with the Kardashians”, Khloe u shpreh se është e lodhur nga njerëzit që e trajtojnë jetën e saj sikur të ishte vetëm një serial televiziv.

Për yllin e familjes së famshme dramat duket se nuk kanë fund dhe së fundmi fansat e kanë bërë fajtore se ka fjetur me ish-partnerin e motrës së saj Kourtney, Scott Disick.

Ditën e djeshme ai ka festuar ditëlindjen dhe Khloe e ka uruar publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale. Postimi i saj shkaktoi debate të ashpra mes fansave të cilët u shprehën se me siguri ajo dhe Scott kanë patur marrëdhënie intime dhe se nuk janë vetëm shokë.

Këtyre akuzave, ajo ende nuk i është përgjigjur.