Showbiz

Vazhdojnë problemet teknike në funksionimin e Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Mesditën e djeshme janë raportuar mijëra probleme me përdorimin e rrjeteve sociale kryesisht, Facebook dhe Instagram.

Përdoruesit e rregullt të këtyre platformave shprehën probleme të ndryshme si vështirësi në logim, dërgime mesazhesh apo veprimesh të tjera.

Përfaqësuesit e Facebook ende nuk kanë dhënë sqarime se çfarë po ndodh me këto platforma. Probleme të ngjashme janë hasur edhe përdorimin e Whatsapp-it ku ka patur ankesa në vonimin e dërgimit dhe marrjes së mesazheve.

Vendet ku këto probleme janë shfaqur më së shumti janë; SHBA, Britani, disa zona të Europës duke përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë.