Aktualitet

Vazhdon aktiviteti sizmik me epiqendër në Detin Adriatik

Ndërkaq, vazhdon aktiviteti sizmik me një sërë lëkundjesh që pasojnë atë të magnitudës 6.4 të shkallës Rihter të tre ditëve më parë. Epiqendra mbetet në Detin Adriatik dhe më e ndjeshmja për sot u shënua në orën 09:02 minuta, në 10 km thellësi ndërsa  ishte e magnitudës 3.9 Rihter. Kjo bën që paniku t’i shtohet bilancit tragjik të viktimave e dëmeve të mëdha materiale.