Siç ju kemi raportuar dhe më herët, aktiviteti sizmik vazhdon me epiqendër Detin Adriatik, pranë Durrësit. Mes tërmeteve më të fortë për sot, veçohet ai me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, që u shënua rreth një orë më parë duke shkaktuar panik, ndërsa janë plasaritur muret e Urgjencës së Spitalit të Durrësit. Sa i përket të lënduarve, shifra e tyre kaloi 750. Eshtë fjala për të dëmtuar që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit. Te Trauma, aktualisht qëndrojnë të shtruar 33 të lënduar nga tërmeti.