Aktualitet

Veliaj: Në 1 Qershor nisim projektin e 4 mijë biçikletave në Tiranë!

Në 1 Qershor Tirana do të pushtohet nga 4 mijë biçikleta. Projekti inovator i Bashkisë së Tiranës do ta shndërrojë kryeqytetin në një qytet miqësor ndaj kësaj alternative të re transporti. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu nga Firence, Dario Nardella, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për këtë projekt. Veliaj theksoi se Tirana është gati të zbatojë projektin, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm në Firence.