Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Greqi ku zhvilloi një vizitë zyrtare me homologun e tij Jorgos Kaminis. Dy kryetarët do firmosin së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi, në sektorët ku do të këtë më tepër shkembim eksperiencash. Protokolli do të nënshkruhet gjatë vizitës që do të zhvillojë në Tiranë kryetari i bashkisë së Athinës, i cili mirëpriti ftesën e bërë nga Veliaj.