Aktualitet

Velipojë-Shëngjin, kullat e vrojtimit pa roje bregdetare

Në plazhin e Velipojës, mungojnë rojet bregdetare. Sipas pushuesve shfaqja e tyre në pikat e vrojtimit është sporadike. Disa nga plazhistët tregojnë se kanë parë raste kur ka pasur pushues duke u mbytur dhe në vendgjarje nuk kishte asnjë roje bregdetare. Edhe në Shëngjin kullat e vrojtimit janë bosh. Aktualisht në Shëngjin janë vetëm 5 kulla vrojtimi, ndërsa privatët që kanë nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e hapësirës publike, janë shumë më tepër.