Auto & Moto Bota

Vendi i fundit që ndalon makinat me targa ruse…

Finlanda është e fundit në një listë në rritje të vendeve që ndalon hyrjen e automjeteve me targa ruse në territorin e saj. Ajo iu bashkua tre shteteve baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania pasi njoftoi kufizimin që zbatohet për makinat private.

Estonia tha se vendimi i saj për të zbatuar ndalimin ishte “interpretim shtesë” i sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës më 8 shtator. Sipas direktivës së re të BE-së, automjetet e regjistruara në Rusi nuk lejohen më të hyjnë në territorin e bllokut prej 27 anëtarësh.

Transmetuesi finlandez, YLE raportoi se makinat e regjistruara në Rusi me më pak se 10 pasagjerë nuk do të lejohen më të hyjnë në Finlandë nga Rusia, megjithëse do të ketë edhe përjashtime. Rusia po përballet me numër të madh të sanksioneve pas pushtimit të shtetit ukrainas.