Aktualitet

Pezullohet koncesionari i portit të jahteve në Sarandë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj pezulloi koncesionarin e portit të Limjonit në Sarandë. Vendimi është marrë pas ankesës së shoqërive turistike në Sarandë, pasi koncensionari ‘Concord Investment’ kërkonte vendosjen e një takse për furnizimin e mjeteve me karburant. Ahmetaj pezulloi veprimtarinë e saj deri në periudhën kur të përfundojë auditimi i plotë i kompanisë.