Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha sot se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti. Veseli tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë. Ai bëri të ditur se me 7 qershor do të jetë për vizitë në Austri, më pas në Francë, ndërsa janë duke punuar edhe për një vizitë në Berlin.