Aktualitet

Vetting-u, probleme për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza rezulton me deklarim të rremë të pasurisë, fshehje të dënimit për vjedhje në Itali, si dhe me kontakte me personazhe të botës së krimit. Në kuadër të Vetting-ut, Thanza doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lexoi raportin e ILDKPKI-së ku thuhet se “Ai nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë”. Ndërkaq, referuar një tjetër raporti, të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, trupa gjyqësore e KPK-së tha se “Thanza ka kontakte me personazhe të krimit, por konkluzionet janë të pabazuara në fakte”. Gjithashtu, gjyqtari ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur një dënim për vjedhje në Itali.