Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi një raport rreth “Konsolidimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti. Nga të dhënat theksohet se gjatë reformës në drejtësi, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjeruar dukshëm përtej afateve të caktuara në Kushtetutë. Për shkak të këtyre vonesave thuhet në raportin e EURALIUS, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar.