Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën e dytë për Adriatik Llallën. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa iu drejtua kësaj strukture për të ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja i ndërpreu Vetting-un ish-Kryeprokurorit, me argumentin se refuzoi postin e anëtarit të Gjykatës së Apelit e nuk është më pjesë e sistemit të Drejtësisë. Por, sipas Ballhysës kjo nuk qëndron, përsa kohë Llalla ende gëzon statusin e magjistratit dhe dorëheqja nuk u bazua në procedurën ligjore. Ish-Prokurori i Përgjithshëm përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj, i cili tha se subjekti ka të drejtën e dorëheqjes. Vendimi jepet më 11 Qershor.