Aktualitet

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Albana Boksi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmon në detyrë, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksi. Trupa gjyqësore që kreu hetimin administrativ përbëhej nga komisioneret Pamela Qirko, Etleda Çiftja e Firdes Shuli. Albana Boksi e ka filluar karrierën në Gjykatën e Elbasanit. 13 vjet më parë u emërua në Apelin për Krime të Rënda.