Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga afati i dorëzimit të formularit të Vettingut në polici mësohet se rreth 500 efektivë do të dorëzojnë kërkesën për lirim. Sipas Sindikatës së Policisë mësohet se ata nuk janë në gjendje të plotësojnë formularin e Vettingut, për shkak se ka një ngarkesë maksimale në plotësimin e dokumentave. Burimet shtojnë se madje kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë por numri real do të mësohet vetëm pas datës 7 maj, kur mbyllet afati i dorëzimit të formularit.