Thellohet më tej ngërçi në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sapo vendosi shkarkimin e anëtarit të kësaj gjykate, Fatmir Hoxha, i treti emër nga ky institucion që rrëzohet prej Vetting-ut për shkak të mos justifikimit të një pjese të pasurisë. Më herët, sot u zhvillua seanca dëgjimore me Manjola Xhaxhon, gjykatëse e Gjykatës Tiranë, kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Xhaxho jeton në banesën e prindërve që ua ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi, nuk ka pasuri tjetër. Vendimi për të, jepet më 14 Maj.