Vettingu shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit. Arben Vrioni kryesoi treshen e gjyqtarëve të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Vrioni u shkarkua nga KPK-ja për shkak të mos-justifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht pretendimeve të tij se ka kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe, trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet për gjendjen shëndetësore duke e shkarkuar sot nga detyra